Sport

Allegri kërkon që Juve të përmirësohet edhe më shumë

Pavarësisht se Juventusi siguroi pjesëmarrjen në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, trajneri Massimiliano Allegri kërkon që ekipi i tij të përmirësohet.

Juve fitoi 3 me 0 me rezultat të përgjithshëm ndaj Portos, por Allegri fton ekipin e tij që të përmirësohet akoma.

“Duhet të përmirësojmë kualitetin e lojës. Objektivi ishte të arrijmë në top-tetë tani të shohim me kë do të ballafaqohemi. Duhet të përmirësojmë lojën sepse në pjesën e dytë lamë shumë për të dëshiruar, pasi që rezultati nuk është gjithçka”, ka thënë Allegri pas takimit.