Tenisti numër një në botë, Rafael Nadal, ka vendosur të tërhiqet nga pjesëmarrja në turneun final të ATP-së që po mbahet në Londër, pas disfatës që pësoi nga belgu David Goffin të hënën në përballjen e parë të grupit.
Nadal para turneut kishte thënë se gjuri i tij nuk është në gjendje perfekte, por luftoi fort para se të humbiste me 2:1 në sete (7:6, 6:7 dhe 6:4) nga Goffin, përcjell Koha Ditore shkrimin e BBC.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSpanjolli 31-vjeçar e ka përshkruar si mrekulli faktin se ka mundur të luante në tri sete me Goffinin, meç që zgjati për dy orë e gjysmë.
"Stinori ka mbaruar për mua. Nuk jam vërtet i gatshëm të luaj. Kam luftuar fort gjatë përballjes, duke e ditur se me gjasë të madhe është meçi im i fundit i stinorit. Po kam dhembje dhe nuk po mund të ngarkoj tepër gjurin dhe nuk po mund të luaj lojën time", ka thënë Nadal....(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.