Sport

Rënia e Italisë nisi në vitin kur u shpall kampione

Descriptive Text

Lojtarët më të mirë në botë shkojnë diku tjetër. Trajnerët më të mirë në Itali, largohen. Stadiumet rreth vendit janë të vjetruara.

Problemet e vazhdueshme që po prekin ligën vendëse në Itali mund të jenë arsyet për dështimin e vendit që të kualifikohet në Botërorin e futbollit të vitit të ardhshëm, shkruan AP.

"Është koha të bëjmë një zgjedhje që ndoshta në të kaluarën njerëzit nuk kanë pasur guximin ta bëjnë", ka thënë ministri i sportit i Italisë, Luca Lotti. "Kjo botë duhet të ripunohet nga nivelet e të rinjve e deri në Serie A", përcjell Koha Ditore.

Liga italiane ishte dikur vendi ku emrat si Diego Maradona, Marco van Basten dhe Ruud Gullit shkonin të luanin në kulm të karrierës së tyre. Është vendi ku Kaka fitoi "Topin e artë" derisa ishte pjesë e Milanit në vitin 2007, lojtari i fundit pos Lionel Messit e Cristiano Ronaldos që e ka fituar këtë çmim.

Është paradoksale, që fillimi i rënies së Italisë mund të gjurmohet në vitin 2006, kur Italia fitoi Botërorin për herë të katërt. Ishte po ashtu viti i "Calciopolit", skandalit të referëve, që çoi Juventusin në kategorinë e dytë dhe iu morën dy tituj të Serie A si dënim....(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.