Boksieri britanik Anthony Joshua beson se nëse bëhet boksieri i parë që mban të katër titujt e mëdhenj të botës në peshën e rëndë, atëherë do të rreshtohet përkrah legjendave si Muhammad Ali dhe Mike Tyson.
Joshua aktualisht ka në pronë titujt e botës në versionet WBA dhe IBF në peshën e rëndë. Joshua ka fituar 20 meçet e deritashme në boksin profesionist, që të gjitha me nokaut, transmeton Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoJoshua 28-vjeçar po planifikon të luftojë me zelandezin Joseph Parker, që është kampion në versionin WBO dhe amerikanin Deontay Wilder që është kampion në versionin WBC. Dhe Joshua beson se nëse i shton edhe këta tituj tjerë, atëherë do të futet në mesin e më të mëdhenjve në peshën e rëndë.
"Unë jam në prag që emri im të përmendet përkrah të mëdhenjve si Muhammad Ali dhe Mike Tyson", ka thënë Joshua, përcjell "Daily Mail".