Danimarka “shkel” Irlandën për t’u kualifikuar në Botëror

Danimarka “shkel” Irlandën për t’u kualifikuar në Botëror

14 nëntor 2017 22:34

Danimarka ka “shkelur” Irlandën si mysafire 1 me 5 në ndeshjen e dytë të fazës së “Play-offit” për kualifikimin në Botërorin 2018.

Pas barazimit pa gola në ndeshjen e parë, Irlanda nisi më mirë ndeshjen e kthimit duke realizuar përmes Shane Duffyt qysh në minutën e gjashtë. Megjithatë, kjo ishte krejt çka u pa nga irlandezët. Andreas Christensen dhe Christian Eriksen përmbysën gjithçka brenda pjesë së parë për të dërguar Danimarkën në epërsi në pushimin mes dy pjesëve.

Në pjesën e dytë, ylli i Tottenhamit, Eriksen realizoi edhe dy herë të tjera para se Nicklas Bendtner të vuloste rezultatin përfundimtar në minutën e 90-të.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme