Agueros i bie të fikët në miqësoren ndaj Nigerisë, dërgohet në spital

Agueros i bie të fikët në miqësoren ndaj Nigerisë, dërgohet në spital

14 nëntor 2017 21:41

Sulmuesi i Manchester Cityt, Sergio Aguero, është hospitalizuar pasi i kishte rënë të fikët gjatë miqësores së kombëtares së tij Argjentinës me Nigerinë.

Ai kishte humbur vetëdijen në mes të pjesëve në humbjen 4 me 2 nga Nigeria.

Menjëherë pas këtij rasti, sipas SkySports, futbollisti është dërguar në spital.

Aguero realizoi golin e dytë për Argjentinën duke u bërë golashënuesi i tretë më i mirë në historinë e kombëtares argjentinase.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme