Garë “e pandershme” e trajnerëve për mbijetesë në Angli

Garë “e pandershme” e trajnerëve për mbijetesë në Angli

14 nëntor 2017 12:27

Më 27 tetor, Sam Allardyce u ul në një studio televizive në Doha të Katarit. Ishte vetëm dy ditë pasi Evertoni kishte shkarkuar Ronald Koemanin nga posti i trajnerit, dhe katër pasi Leicesteri kishte emëruar francezin Claude Puel në të njëjtin post.

Allardyce ishte në Katar si mysafir i spektaklit sportiv në “BEIN Sports” të organizuar nga dyshja britanike, Richard Keys dhe Andy Gray, për të diskutuar rreth punës së trajnerit, shkruan “The New York Times”, transmeton “Koha Ditore”. Tekniku anglez ishte atje për të diskutuar vështirësitë që përballen trajnerët anglezë.

Për këtë, Allardyce natyrisht se është specialist. Ai ka kohë që insiston se trajnerët britanikë po injorohen shumë nga ekipet në Premier League që po marrin, siç thotë ai “importet ekzotike”. Në vitin 2010, ai deklaroi se ishte më i përshtatshëm për të menaxhuar Real Madridin apo Manchester Unitedin, sesa ekipin që drejtonte - Blackburnin. Dy vjet më vonë, Allardyce tha se do të ishte shumë lehtë trajner i ndonjë skuadre të Ligës së Kampionëve, nëse do të kishte një mbiemër më joshës.

Tek emisioni i Keys dhe Grey, Allardyce e dinte se kishte një audiencë simpatike. Në dhjetorin e kaluar, ai ishte paraqitur në të njëjtin program, duke pretenduar se gjashtë ekipet e para të Premier League po emërojnë trajnerë të huaj vetëm për të qenë sa më globale. Disa ditë para programit ku u paraqit Allardyce, Keys kishte postuar në “Twitter” se emërimi i Puelit te Leicesteri është si vrasje për trajnerët britanikë.

Kështu që, Allardyce para audiencës së tij, goditi sërish. Sipas tij, trajnerët britanikë tani po konsiderohen si “klasë e dytë” në Angli. Po ashtu, shtoi se ata nuk kanë ku të shkojnë për të stërvitur.

“Premier League është ligë e huaj në Angli”, konkludoi Allardyce.

Allardyce duhet të jetë i kënaqur me ngjarjet e dy javëve të fundit. Leicesteri mund të ketë ndjekur modën për trajnerin e huaj, por West Ham Unitedi nuk e ndoqi: ka angazhuar David Moyesin, një skocez për të zëvendësuar kroatin Slaven Biliq. Po ashtu, modën e West Hamit duket se do të ndjekë edhe Evertoni, pasi është raportuar se disa ditë pas paraqitjes së Allardycet në Doha, ai ka biseduar me drejtuesit e klubit për të marrë postin e trajnerit të lënë nga Koemani... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme