“Udhëtari i globit” shpreson të kthehet në Rusi me Spanjën

“Udhëtari i globit” shpreson të kthehet në Rusi me Spanjën

14 nëntor 2017 12:00

Kur Përfaqësuesja e Spanjës do të përballet me Rusinë në St. Petersburg, të martën (sot), mesfushori i Real Betisit, Javi Garcia, do t'i shohë me zili nga shtëpia ish-bashkëlojtarët duke shkelur në fushën që nuk arriti ta shijonte.

Mesfushori, apo siç njihet me nofkën “Udhëtari i globit”, gjatë karrierës ka fituar tituj kampioni në Spanjë, Rusi, Angli e Portugali, shkruan Reuters, transmeton “Koha Ditore”. Ai në muajin gusht të këtij viti u largua nga skuadra e Zenitit për t'iu bashkuar Real Betisit.

Garcia u largua pak para se Zeniti të luante ndeshjen e parë në stadiumin e ri “Krestovsky” në të cilin do të zhvillohen shtatë ndeshje të botërorit “Rusia 2018”, përfshirë këtu edhe një gjysmëfinale.

Pasi është kthyer në La Liga, Garcia shpejt është shndërruar në njërin prej lojtarëve kryesorë. Ka ngjallur ekipin e Betisit si dhe shpresat e tij për t'u kthyer në Rusi vitin e ardhshëm, si pjesë e Përfaqësueses së Spanjës.

“Rikthimi te Përfaqësuesja e Spanjës praktikisht ka qenë mision i pamundur gjatë kohës sa luaja në Rusi”, pranon Garcia, i cili ka dy paraqitje me Spanjën. “Por tash jam kthyer në Spanjë dhe të gjithë i përcjellin ndeshjet e Betisit. Pra rikthimi te Spanja tash është i mundur. Gjërat po shkojnë mirë këtë edicion dhe shpresoj të kthehem në Rusi me fanellën e Spanjës”.

Për ta nxjerrë Sergio Busquetsin e Barcelonës nga përbërja e parë është një sfidë mjaft e vështirë, por nëse Garcia vazhdon me paraqitjet që ka pasur deri më tash, gjasat janë të mira për të bërë një gjë të tillë vitin tjetër... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme