Penalltia në Belfast nxit debatin për përdorimin e teknologjisë në Rusi Foto: Reuters

Penalltia në Belfast nxit debatin për përdorimin e teknologjisë në Rusi

14 nëntor 2017 10:39

Dështimi i Irlandës së Veriut në ndeshjet e barazhit për kualifikim në botërorin “Rusia 2018”, pas një penalltie të dyshimtë, ka rindezur debatin nëse duhet të përdoret teknologjia vitin e ardhshëm në Rusi.

Penalltia që Zvicra e fitoi në ndeshjen e parë të barazhit të zhvilluar në Belfast, doli vendimtare, shkruan Reuters, transmeton “Koha Ditore”. Zvicra fitoi ndeshjen e parë 0:1 me golin nga penalltia, kurse në të kthimit, të dielën në Basel barazoi pa gola.

Pas eliminimit, lojtarët e Irlandës së Veriut janë shprehur të zemëruar, duke insistuar se topi kishte prekur shpatullën e mbrojtësit Cory Evans dhe nuk kishte fare të bënte me penallti.

“Është një moment dëshpërimi, por gjithashtu një moment krenarie. Ne nuk jemi dorëzuar deri në fund, pasi kemi besuar se mund të bëjmë diçka. Në fund, një vendim i varfër, një penallti që nuk ka ekzistuar dhe nuk është dashur të jepet, vendosi për fatin tonë”, është shprehur seleksionuesi i Irlandës së Veriut, Michael O'Neill.

Xhirimet televizive e mbështetën vlerësimin e futbollistëve irlandezë, por për arbitrin kryesor Ovidiu Hategan nuk kishte ndihmë nga teknologjia, duke pasur parasysh se sistemi VAR këtë edicion po përdoret vetëm në disa liga të Evropës... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme