Italia mbetet pa botëror pas 60 vjetësh

Italia mbetet pa botëror pas 60 vjetësh

14 nëntor 2017 10:15

Pas 60 vjetëve, Italia nuk do të jetë pjesëmarrëse e një botërori. Më 1958 kishte munguar në Botërorin e mbajtur në Suedi, ndërkohë që është pikërisht Suedia që e la pa botërorin “Rusia 2018”.

Suedia e fitoi barazhin për kualifikim në botëror, me rezultatin e përgjithshëm 1:0. Ndeshja e kthimit të hënën mbrëma në Milano u mbyll pa gola, kështu që Suedisë i mjaftoi fitorja në Stockholm para katër ditësh (1:0), transmeton “Koha Ditore”.

Italia dominoi plotësisht në ndeshjen e kthimit, por me gjithë rastet e shumta nuk arriti të dërgojë topin në rrjetë. Në fund të ndeshjes, të gjitha statistikat ishin në anën e Italisë, pos asaj kryesore që ka të bëjë me golat. Pati përqindjen e topit në 75 për qind të kohës dhe hiç më pak se 23 tentime në portë.

Mbetja jashtë botërorit është një zhgënjim i madh për italianët, kurse seleksionuesi 69-vjeçar, Gian Piero Ventura, është futur në histori si trajneri i dytë që ka dështuar në një mision të tillë pas Alfredo Fonit.

Pas këtij dështimi, Ventura pritet të largohet para kohe nga ky post, ndonëse ka kontratë me Federatën e Futbollit të Italisë deri në muajin korrik të vitit të ardhshëm. Ai në këtë post pati zëvendësuar Antonio Conten që u largua pas përfundimit të “Euro 2016” ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme