Buffon në lot pas eliminimit

Buffon në lot pas eliminimit

13 nëntor 2017 23:46

Gianluigi Buffon ka shpërthyer në lot pas eliminimit të Italisë në “play-offin” për Botëror.

Italia u eliminua nga Suedia pas dy ndeshjeve, duke ia mohuar Buffonit edhe një pjesëmarrje në Kampionat Botëror.

“Nuk di si ta përshkruaj, jam shumë i dëshpëruar. Nuk e meritonim të eliminoheshim, është e pabesueshme kjo që ndodhi”, tha mes lotësh Buffon.

Gazetari italian pyeti kapitenin e ‘të kaltërve’, nëse e kishin nënvlerësuar Suedinë, por kjo u mohua menjëherë nga Buffon.

“Nuk e kishim nënvlerësuar aspak, madje jam i bindur që dhamë maksimumin. Kur vjen në ndeshje të tilla, është shumë e vështirë që të kesh ekuilibrin e duhur fizik dhe psikologjik. Ndoshta nuk arritëm të shprehim më mirë ato që kishim në mendje, por e patëm të vështirë të rikuperonim atë gol rastësor të pësuar në Suedi”, u shpreh Buffon.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme