Sport

Juventusi pa probleme kalon në çerekfinale të “Champions”

Juventusi ka mposhtur Porton edhe në ndeshjen e dytë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve për të siguruar pjesëmarrjen në çerekfinale.

Pas fitores 2 me 0 në ndeshjen e parë, Juve fitoi edhe si vendas, 1 me 0, për të ecur tutje.

Paulo Dybala në fund të pjesës së parë shënoi golin e vetëm të ndeshjes. Goli erdhi nga penaltia pasi Pereira i Portos preku topin me dorë me ç’rast edhe u përjashtua nga loja.