Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Napoli kërkon mesfushorin e Barçës

Klubi italian kërkon përforcime në afatin kalimtar të janarit.

Napoli me ambicie të mëdha për ta përforcuar skuadrën. Gjatë janarit pritet që liderët e Serie A, të bëjnë ofertë për mesfushorin e Barcelonës, Denis Suarez.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

23-vjeçari që po kalon sezonin e dytë me Barçën, nuk po gjen hapësira në ekipin e Ernesto Valverdes dhe ky mund të jetë avantazhi që Napoli do të mundohet ta shfrytëzojë për ta transferuar në San Paolo, transmeton ksp.

Sipas Diario AS, Suarez ka folur edhe me bashkëkombësit e tij që luajnë me Napolin, Pepe Reina, Raul Albiol dhe Jose Callejon të cilët i kanë propozuar për të kaluar në Itali.

Napoli kërkon që fillimisht ta huazojë lojtarin e në fund të sezonit ta blejë në tërësi kartonin e tij.