Sport

Arsenali gjen zëvendësuesin e Sanchezit

Descriptive Text

Arsenali duket se ka gjetur zëvendësimin e Alexis Sanchez, dhe ai është Wilfried Zaha.

Sanchez do të largohet nga “Emirates” në janar ose në verë si transfer i lirë, dhe Arsene Wenger dëshiron ta sjellë në skuadër ish-lojtarin e Manchester United-it.

25 vjeçari është lojtari kryesor i Crystal Palace, dhe me skuadrën që po lufton për mbijetesë, është e vështirë që ata të lejojnë largimin e tij në janar, transmeton ksp.

Nuk ka shumë kohë që Zaha ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me “Shqiponjat”, megjithatë Arsenali është i sigurtë se mund ta transferojë atë.

“Topçinjtë” janë duke përgatitur një ofertë prej 35 milionë funtave për përfaqësuesin e Bregut të Fildishtë, ofertë kjo që është vështirë e refuzueshme nga skuadra angleze.