Sport

Distria e Akili konfirmojnë vlerat me medaljet në Podgoricë

Me medalje të artë në Evropianin U-23, Distria Krasniqi ka konfirmuar se i takon elitës botërore, ndërsa Akil Gjakova me medalje të argjendtë ka dalë prej krizës së rezultateve.

Kështu ka vlerësuar, të dielën, përzgjedhësi i Kosovës në xhudo, Driton Kuka. Ai është ndarë i kënaqur me paraqitjen e xhudistëve në Evropianin për seniorët e rinj (U-23), që u mbajt prej së premtes deri të dielën në Podgoricë të Malit të Zi, shkruan sot “Koha Ditore”.

Distria Krasniqi, të premten, fitoi medaljen e artë në kategorinë deri 52 kilogramë, ndërsa të shtunën Akil Gjakova doli i dyti në kategorinë deri 73 kilogramë. Për Akilin është suksesi më i madh në karrierë. Ai mposhti garues nga Gjermania, Azerbajxhani e Moldavia para se të pësonte në finale nga rusi Saian Ondar. 21-vjeçari vjet ishte i treti në Evropianin U-23, ndërsa në Podgoricë bëri hapin e radhës.

Të shtunën garuan edhe Loriana Kuka e Laura Fazliu. Ato nuk patën fat në short dhe humbën në luftërat e para nga garuese që më pas shkuan deri në finale.

Jo shumë kohë më parë, trajneri Kuka ishte kritik ndaj Distrisë e Akilit, duke kërkuar qasje më serioze prej tyre. Në Podgoricë mori reagimin për të cilin ka shpresuar... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.