Sport

Coutinho: Jam i lumtur te Liverpooli

Ylli i Liverpoolit, Philippe Coutinho, thotë se është “shumë i lumtur me jetën në Angli” duke hedhur poshtë raportimet për kalim te Barcelona.

Braziliani gjatë verës u raportua se kishte kërkuar të largohej nga Anfieldi, megjithatë klubi nuk lejoi largimin e 25-vjeçarit pavarësisht tri ofertave të Barçës.

“Jam duke luajtur në një prej ligave më të mira në botë. Jam shumë i lumtur. Për momentin jam shumë i lumtur me jetën time”, ka thënë Coutinho.

Ish-anëtari i Interit ka munguar në tri ndeshjet e fundit të Liverpoolit për shkak të lëndimit. Ai deri tani ka shënuar katër gola dhe ka bërë tri asistime në nëntë paraqitje.