Sport

Mourinho me ofertë të majme dëshiron të bindë Asension për të kaluar tek Unitedi

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, raportohet se është duke shpresuar që të transferojë Marco Asension e Real Madridit para sezonit të ri.

“Djajtë e Kuqë” thuhet se do të ofrojnë 200 milionë euro për shërbimet e 21-vjeçarit.

Mourinho besohet se ka marrë mbështetjen e krerëve të klubit edhe pse verën e shkuar shpenzoi shumë për transferimin e Romelu Lukakus, Nemanja Matiqit dhe Victor Lindelofit.

“Don Balon” raporton se Mourinho do të hedhet në treg për transferimin e talentit edhe pse dështoi verën e shkuar.

Asensio, që ka shënuar katër gola dhe dy asiste sivjet në La Ligë, do të largohet nga Bernabeu për të nënshkruar kontratë pesëvjeçare me pagë rreth 25 milionë euro në vit.