Sport

Lëndohet Haye, mund të anulohet përballja me Bellewin

Descriptive Text

Përballja në mes të Tony Bellewit dhe David Hayes në boks mund të anulohet për shkak të lëndimit të këtij të fundit në stërvitje.

Sipas The Boxing Voice, kjo mund ta detyrojë Hayen që të tërhiqet nga përballja e 17 dhjetorit, në “O2 Arena”, transmeton KosovaPress.

Kjo do të thotë që 37 vjeçari mund të humbasë mundësinë që të ‘hakmerret’ ndaj Bellewit, i cili e mundi me nokaut, në mars të këtij viti.

Sidoqoftë, ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga përfaqësues të Haye rreth seriozitetit të këtij lëndimi, dhe mundësisë që ai të humbasë përballjen.