Buffon: Presion i madh, por objektivi më i lartë Foto: Reuters

Buffon: Presion i madh, por objektivi më i lartë

12 nëntor 2017 14:10

Gigi Buffon ka qenë bashkë me trajnerin Ventura, në konferencën për shtyp, 24 orë para sfidës vendimtare me Suedinë, në Milano. Kapiteni i ‘të kaltërve’ tregoi se presioni është i lartë, por dëshira për të përmbysur rezultatin është akoma më e lartë.

“Duke parë situatën që ndodhemi, duhet të pranoj se ka shumë tension. Duam të përmbysim rezultatin dhe dëshira për të arritur këtë objektiv është më e lartë se tensioni. Është një sfidë shumë e rëndësishme jo vetëm për ne, por për të gjithë kombin tonë. Në karrierën time më ka ndodhur shpesh të jem me një këmbë brenda dhe tjetrën jashtë, por më së shumti kam përfunduar brenda”, tha Buffon, transmeton Supersport.

Portieri i Italisë dhe Juventusit, i bëri një apel edhe tifozerisë, që të ngjyrosë ‘San Siron’ më ngjyrat e flamurit italian.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme