Sport

Liburni kampion i Kupës së Kosovës

Descriptive Text

Liburni është shpallur kampion i Kupës së Kosovës në futsall.

Në një finale dramatike në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, klubi gjakovar e mposhti FC Prishtinën me rezultat 3 me 5, pas vazhdimeve, raporton Koha.net.

Bekim Bytyqi, trajner i Liburni është shprehur i lumtur për fitoren, ndërsa ka përgëzuar Prishtinën për paraqitjen.

“Kemi tregu një lojë më të pjekur, kemi pasur disa raste shumë të mira. Përgëzoj Prishtinën për paraqitjen”, është shprehur Bytyqi.