Sport

Pirlo kritikon Italinë, duket si një ekip i frikësuar

Njëri nga legjendat e futbollit italian, Andrea Pirlo nuk ka kursyer kritikat për kombëtaren pas humbjes në Suedi 1-0.

“Verratti, ashtu si i gjithë skuadra nuk luajti një lojë të mirë”, theksoi ish-kampioni i botës për Sky.

“Do të jetë e nevojshme të kesh durim për të gjetur hapësira dhe për të mundur Suedinë. Djemtë duhet të qëndrojnë të fokusuar, qëllimi është shumë i rëndësishëm. Nuk duhet të përqendrohemi te gjyqtari, por te kundërshtari. Ekipi duhet të japë më shumë në ndeshjen e kthimit në San Siro”, theksoi Pirlo.

Në lidhje më lojën e luajtur në fushë, Pirlo tha se luante për rezultatin 0-0, transmeton kp.

“Duket si një ekip i frikësuar, i cili luante për 0-0. Tani do të vuajmë dhe presioni do të rritet, sepse që të rikuperohet ajo nuk është kurrë e lehtë. Në ndeshjen e kthimit do të jetë një lojë tjetër”, është shprehur Pirlo.