Sport

Një ditë pas dorëheqjes Munishi rikthehet te Vëllaznimi, tregon pse u rikthye

Një ditë pasi kishte konfirmuar largimin nga klubi gjakovar i futbollit, KF Vëllaznimi trajneri Ismet Munishi ka vendosur që të rikthehet te kjo skuadër.

Munishi për Koha.net ka konfirmuar arsyen e rikthimit te Vëllaznimi.

“Po, është e vërtetë që sot kam vendos me u rikthy. Ka qenë biseda me kapitenin e skuadrës, kërkesa e futbollistëve e në njëfarë forme nuk kam dashur t’i lë lloq, kjo ka qenë arsyeja e rikthimit tim. Normalisht edhe presioni i publikut, presioni i udhëheqësisë”, ka thënë Munishi për Koha.net.

Ismet Munishi është lodhur, e lë Vëllaznimin

Ai shpreson që të përmirsohet gjendja në klub, përderisa ka thënë se situata do të shqyrtohet edhe njëherë gjatë dimrit.

në ditë më të mira me Vëllaznimin, do të shohim se a do të ndryshojë gjendja. Dimrit do të shohim dhe do ta shqyrtojmë, e kjo do të varet prej organizimit të klubit pasi me të vërtetë kemi punuar në kushte të vështira”, është shprehur Munishi.