Sport

Lëndohet edhe një futbollist i kombëtares shqiptare

Descriptive Text

Kombëtarja shqiptare po vijon përgatitjet në kuadër të ndeshjes miqësore me Turqinë, e programuar për t’u luajtur të hënën, në orën 18:00.

Kuqezinjtë e Panuccit janë stërvitur intensivisht këto ditë, por duket se jo çdo gjë po shkon ashtu siç duhet.

Kështu, pas mungesës së Amir Abrashit, që nuk u paraqit në grumbullim për shkak dëmtimi, 3 futbollistë të tjerë kanë lënë kampin e kombëtares në Antalia, për shkak të problemeve.

Pas Bashës e Strakoshës, Liridon Latifi ka qenë më i fundit që la Antalian, për t’u rikthyer te klubi i tij hungarez, ku do të vijojë fazën e rikuperimit, raporton TCH.

Ish-sulmuesi i Skënderbeut u paraqit me probleme në grumbullim dhe megjithë dëshirën për t’ia dalë të jetë në dispozicion të trajnerit, nuk mundi dot të rikuperohej, ndaj u mor vendim i që të kthehet në klubin e tij.