Sport

Plaçkitet ekipi i Mercedesit në Brazil, Hamilton i frustruar

Lewis Hamilton ka konfirmuar se anëtarët e ekipit të tij janë plaçkitur në prag të garës së madhe Grand Prix Brazil.

Ata janë plaçkitur derisa po shkonin me minibus drejt hotelit në Interlagos. Sulmuesit i kishin kërcënuar me armë, madje ka pasur edhe të shtëna. Plaçkitësit njërit nga anëtarët e ekipit të Hamilton i kanë vendosur revolen në kokë.

Lewis Hamilton ka konfirmuar rastin përmes Twitterit, duke ftuar organet përgjegjëse që të ndërmarrin masa lidhur me këtë çështje, transmeton kp.

“Çdo vit e njëjta gjë, ndërmerrni diçka, mjaft më”, ka thënë ai.

Bandat lokale edhe më herët kanë shkaktuar probleme në Formula 1, në Brazil. Para shtatë vjetësh ishte sulmuar Jenson Button dhe anëtarët e Sauber.