Sport

Rezultatet në Euroligë

Brose Bamberg – Fenerbahce Dogus Istanbul 57:80

Fenerbahce Dogus Istanbul pati paraqitje të shkëlqyer në mbrojtje dhe e ndali skuadrën Brose Bamberg në vetëm 57 pikë, duke i shënuar atyre 80 në total. Kjo ishte fitorja e katërt në pesë ndeshjet e fundit për Fenerbahcen, që shkon tani në katër fitore e dy humbje, kurse Brose, krahas tre fitoreve, regjistron edhe humbjen e tretë këtë sezon. Fenerbahce shënoi gjashtë herë nga vija për tri pikë në 9 tentimet e para në pjesën e parë, dhe u dhuroi atyre avantazh prej 14 pikëve. Nga ana tjetër, Bamberg nuk u afrua më më shumë se shtatë pikë. Më i dalluari në parket kampioni në fuqi ishte Jan Vesely me 15 pikë, kurse Augustine Rubit te humbësit pati 12 pikë në total.


Olympiacos – Panathinaikos 62:70

Në derbin grek që ishte i zjarrtë dhe me shumë intensitet, në fund fitues foli Panathinaikosi që e arriti fitoren e parë si mysafir sivjet në Euroleague, përballë Olympiacosit, 70:62, në palestrën “Peace and Friendship”. Panathinaikosi shkon në katër fitore e dy humbje. James Gist i udhëhoqi fituesit me 15 pikë, kurse te vendësit u dallua Janis Strelnieks, me 18 pikë.


Unicaja Malaga – Crvena Zvezda 79:65

Unicaja Malaga e shënoi edhe fitoren e dytë rresht për herë të parë këtë sezon në Turkish Airlines Euroleague pasi e mposhti Crvena Zvezdën e Beogradit me shifrat, 79:65. Nemanja Nedoviq ishte më i miri te skuadra spanjolle me 17 pikë e katër asistime. Zvezda tani që e pëson humbjen e tretë rresht si mysafir, ka vetëm dy fitore e katër humbje. Çereku i katërt ishte vendimtar në fitoren e vendësve, të cilët u shkëputën shumë në rezultat duke shkuar madje në një periudhë me shifrat 70:53, për të mos e lëshuar më epërsinë dhe për t’iu gëzuar në fund fitores së merituar.