Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Danimarka, favorite përballë Irlandës së hendikepuar

Përfaqësuesja e Irlandës do të jetë pa tre futbollistët kryesorë në ndeshjen e parë të barazhit kundër Danimarkës. Irlandës, në ndeshjen që do të zhvillohet të shtunën (sot) në stadiumin "Telia Parken" të Kopenhagës, do t'i mungojnë mbrojtësi Richard Keogh, mesfushori James McCarthy dhe sulmuesi Sean Maguire.

Të tre janë të lënduar, por ka shpresë se mund të aktivizohen në ndeshjen e kthimit të barazhit për kualifikim në Botërorin 2018, që luhet më 13 nëntor në Irlandë, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pavarësisht mungesave të Irlandës, portieri i Përfaqësueses së Danimarkës, Kasper Schmeichel, ka thënë se ndeshja nuk mund të merret si e lehtë. Ai ka thënë se Danimarka në ndeshjen e parë duhet të shënojë fitore dhe të mos pranojë gol, në mënyrë që të jetë më e qetë për ndeshjen e kthimit të martën.

Seleksionuesi i Irlandës, Martin O'Neill, insiston se ekipi i tij është i gatshëm për përballjet e barazhit me Danimarkën, që e çmon shumë si ekip.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.