Ventura: Nuk merituam të humbim Foto: Reuters

Ventura: Nuk merituam të humbim

10 nëntor 2017 23:22

Trajneri i kombëtares së Italisë, Giampiero Ventura pas humbjes nga Suedia, 1-0, thotë se rezultati përfundimtar i takimit nuk ishte korrekt, duke theksuar se ekipi i tij meritoi më shumë.

Goli nga Jakub Johansson në pjesën e dytë i dha fitoren Suedisë në ndeshjen e parë të “play-offit” në kualifikim për Botërorin Rusia 2018, transmeton Koha.net. Përderisa kualifikuesi do të mësohet të hënën, pas ndeshjes së kthimit që luhet në Milano.

“Duke marr parasysh se çfarë ndodhi në fushë nuk merituam të humbim. Gigi nuk pati nevojë të bëjë ndonjë pritje, ne patëm rastet dhe goditëm shtyllën. Barazimi ishte minimumi që synonim. Theksoj se në këtë nivel gjyqtari duhet të jetë më i vëmendshëm”, ka thënë Ventura për Rai Sport.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme