Dybala thotë se Higuain meriton ftesën e Argjentinës

Dybala thotë se Higuain meriton ftesën e Argjentinës

10 nëntor 2017 22:19

Gonzalo Higuain nuk është ftuar nga Argjentina, që nga emërimi i Jorge Sampaolit në postin e menaxherit.

Sulmuesi i Juventusit është në dyshim edhe për t’u ftuar në Botërorin “Rusia 2018”, dhe bashkëlojtari i tij, Paulo Dybala, mendon se ai e meriton të ftohet, transmeton kp.

“Tifozët e duan dhe ai është lojtar i shkëlqyer. Ai jep gjithçka nga vetja dhe nuk ka nevojë të vërtetojë asgjë për të qenë pjesë e skuadrës”, ka thënë Dybala.

Ai gjithashtu ka thënë se transferimi në Juventus ishte hapi më i madh në karrierën e tij, ndërsa objektivi i tij i radhës është fitimi i Kupës së Botës me Argjentinën.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme