Sport

Pirlo: Mund të bëhem trajner

Andrea Pirlo ende nuk ka vendosur përfundimisht nëse do të bëhet trajner apo drejtor sportiv në të ardhmen.

Legjenda italiane i ka dhënë fund karrierës ditë më parë ndërsa një nga opsionet është që të fillojë zejen e trajnerit, transmeton Koha.net.

“Do të rikthehem në Itali për të filluar një rrugëtim të ri. Nuk kam vendosur ende nëse do të bëhem trajner, pasi idetë e mia ende nuk janë të qarta. Do të shkoj në Coverciano dhe të mbajë kurset për trajner, dhe më pas nëse ka ndonjë shkëndijë, do të filloj si trajner, por do të shohim se çfarë do të ndodhë”, ka thënë ai për Sky Sports.

Ai më tutje ka treguar se i pëlqen të jetë edhe drejtor sportiv.

“Do të doja të jem edhe drejtor sportiv gjithashtu, pasi më pëlqen të shikoj ndeshjet, njoh shumë liga dhe ndjek lojtarët e rinj. Do të shohim”, ka thënë ai.