Barcelona “blindon” Sergi Roberton, 400 milionë euro klauzolë Foto: Reuters

Barcelona “blindon” Sergi Roberton, 400 milionë euro klauzolë

10 nëntor 2017 20:49

Barcelona dëshiron ta blindojë talentin spanjoll, Sergi Roberton.

Kontrata aktuale e Sergi Robertos përfundon në vitin 2019 dhe “Blaugranët” dëshirojnë ta mbajnë produktin e akademisë së tyre për një kohë të gjatë, transmeton KP.

Sipas Mundo Deportivo, “Katalanët” do t’i ofrojnë kontratë të re spanjollit, e cila do të përfshijë një klauzolë prej 400 milionë eurosh.

Tashmë thuhet se Barcelona ia ka bërë të ditur agjentit të lojtarit këtë ofertë, dhe bisedimet për kontratën e re kanë filluar.

Nëse arrihet marrëveshja, Roberto do të nënshkruajë kontratë pesë vjeçare, e cila do ta mbajë atë në “Camp Nou” deri në vitin 2022.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme