Shpresat e Shqipërisë lëshojnë në fund fitoren ndaj Irlandës së Veriut

Shpresat e Shqipërisë lëshojnë në fund fitoren ndaj Irlandës së Veriut

10 nëntor 2017 20:24

Kombëtarja shqiptare e futbollit U-21 ka arritur të marrë vetëm barazim 1-1, në takimin kundër Irlandës së Veriut.

Ndeshja ishte e vlefshme për eliminatoret e evropianit dhe u zhvillua në “Selman Stërmasi”.

Takimi ishte barabartë dhe të dy skuadrat u treguan të kujdesshme, për të mos pësuar. Në pjesën e dytë djemtë e drejtuar nga Alban Bushi rriten presionin dhe në minutën e 84-të Ylber Ramadani zhbllokoi rezultatin, por në minutën e 89-të Lavery, barazoi pikët.

Me këtë barazim Shqipëria renditet në vendin e 3-të me 6-të pikë, 4 më pak se Irlanda e Veriut që mban vendin e parë. Ndërkohë Spanja është në vendin e dytë dhe ka grumbulluar 9 pikë, por ka dy ndeshje më pak se kundërshtarët

Komentet

Shto koment

Të ngjashme