Dybala: Messi është idhulli im

Dybala: Messi është idhulli im

10 nëntor 2017 17:17

Futbollisti argjentinas, Paulo Dybala ka dashur të sqarojë polemikat rreth tij dhe Lionel Messit.

Ai ka dhënë një intervistë ku ka dashur të shuajë polemikat që kanë lindur në Argjentinë, pas disa fjalëve të tij rreth mundësisë për të luajtur në krah të Messit.

“Është e vështirë, sepse bëjmë të dy të njëjtat lëvizje”, kishte thënë Dybala dhe pas kësaj deklarate janë përhapur shumë thashetheme rreth marrëdhënies së tij me Messin, por ylli i Juventusit ka dashur të sqarojë gjithçka rreth kësaj situate, transmeton KP.

“Në të njëjtën intervistë jam shprehur që është kënaqësi e madhe të luash përkrah Messit, sepse prej tij mund të mësosh shumë gjëra”, tha Dybala. “Fjalët e mia janë keqinterpretuar, për të tërhequr sa më shumë vëmendjen. Leo është idhulli im, opinioni im për të është tejet pozitiv”.

Dybala është grumbulluar me Argjentinën por nuk dihet nëse do të luajë në 11-shen e parë me ‘Albicelesten’.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme