Distria Krasniqi në finale të Evropianit U23

Distria Krasniqi në finale të Evropianit U23

10 nëntor 2017 16:11

Xhudistja Distria Krasniqi ka arritur të kualifikohet në finale të Kampionatit Evropian U23 që po mbahet në Podgoricë.

Këtë e bën të ditur Federata e Xhudos së Kosovës përmes një postimi në Facebook, transmeton Koha.net. Ajo në gjysmëfinale e mposhti francezen, Francesca Giorda me ippon.

Ajo në finale do të përballet me rumunen Alexandra Larisa Florian, në kategorinë -52 kg.

“Distria Krasniqi në finale të Kampionatit Evropain U23 që po mbahet në Podgoricë. Ajo do të ndeshet kundër rumunes Florian”, thuhet në postimin e Federatës.

Ndeshjet finale fillojnë nga ora 16:00.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme