Hamilton “s’njeh pushime”, thyen rekordin e “pole position” në Brazil

Hamilton “s’njeh pushime”, thyen rekordin e “pole position” në Brazil

10 nëntor 2017 15:31

Mercedesi është shpallur kampion për konstruktorë, ndërsa Lewis Hamilton kampion për pilotë në Botërorin e sivjetshëm të Formulës 1, por “shigjetat e argjendta” nuk kanë toleruar as në provat e para të lira të garës së parafundit sezonale, atë për Çmimin e Madh të Brazilit.

Lewis Hamilton ka regjistruar kohën më të shpejtë në pistën e Interlagosit, me 1 minutë, 9 sekonda dhe 202 të mijëtat, i ndjekur nga shoku i tij i skuadrës, Valtteri Bottas, me vetëm 127 të mijëtat më shumë. Në vendin e tretë renditet finlandezi tjetër i Ferrarit, Kimi Raikkonen me 542 të mijëtat më shumë, përpara dy makinave Red Bull të Verstappenit dhe Ricciardos, e duke lënë pas tyre gjermanin e Ferrarit, Vettel, me 782 të mijëtat më shumë.

Kampioni i botës duket se nuk i ka marrë ende pushimet për të festuar titullin e katërt kampion bote në F1, por kërkon të lërë ende gjurmë në këtë Botëror, që deri para pak garash shihte një duel të ashpër kokë më kokë me Vettelin, por brenda 2 javëve gjithçka u shemb për Ferrarin.

Britaniku regjistroi kohët më të shpejta si me gomat e buta, ashtu edhe ato super të buta, duke e shpallur veten pretendentin kryesor për “pole position” ditën e shtunë, ndërkohë që këtë të premte uli edhe kohën e regjistruar në provat zyrtare të vitit të kaluar, sikurse edhe rekordin e pistës që prej vitit 2004.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme