Sport

Në shtëpinë e re të Pistonsave, ulëse të zbrazëta e statuja hokeji

Kohët e fundit, situata ka qenë shqetësuese në Detroit. Në muajin shtator u hap "Little Caesars Arena", në të cilën nuk po ka turma të mëdha basketbolli.

Ndonëse, Detroit Pistons kishte njoftuar se për ndeshjen e parë në shtëpi ishin shitur të gjitha biletat (20.491), shumë nga njerëzit që kishin paguar për ulëset nuk u paraqitën në atë ndeshje, shkruan sot Koha Ditore.

Pistonsat deri në ndeshjen e fundit, ishin në pozitën e 21-të në NBA sa i përket shikueshmërisë në ndeshjet si vendas, me mesatare prej 16.576 tifozësh në palestrën e re. Pas ndeshjes së fundit, ka rënë edhe më shumë në listë.

"A duhet të fajësohen Pistonsat apo tifozët e tyre për ulëset e zbrazëta në 'Little Caesars Arena?'", ishte pyetja e Scott DeCamp, në një uebfaqe sporti.

Ndërsa, përgjigje kishte ardhur nga ueb-faqja e tifozëve "PistonPowered": "Shumica e njerëzve po preferojnë që Pistonsat t'i shikojnë nga shtëpia".

(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.