Agueros i kanë ngelur më pak se dy vjet në Evropë

Agueros i kanë ngelur më pak se dy vjet në Evropë

10 nëntor 2017 09:53

Buenos Aires, 9 nëntor (Reuters) - Sulmuesi i Manchester Cityt, Sergio Aguero ka bërë të ditur se do të largohet nga ekipi anglez në qershor të vitit 2019, kur edhe i skadon kontrata për t'u kthyer në Argjentinë. Në vendlindje, Aguero dëshiron ta mbyllë karrierën me fanellën e klubit të fëmijërisë, Independiente.

Futbollisti i Përfaqësueses së Argjentinës prej vitit 2011 është pjesë e Cityt kur u transferua nga Atletico Madridi për 36 milionë euro dëmshpërblim. Ndërsa, karrierën si profesionist, ai e nisi te klubi nga Buenos Airesi, Independiente ku luajti për tre vjet në ekipin e parë (2003-2006) para se të transferohej në Evropë, tek Atletico, transmeton koha.net.

Gjatë gjashtë vjetëve në "Etihad Stadium", 29-vjeçari ka qenë njëri prej lojtarëve më të rëndësishëm tek ekipi anglez. Ai së fundi është bërë golashënuesi më i mirë në histori të Cityt, duke tejkaluar legjendën Eric Brook që ka mbajtur rekordin me 177 gola të realizuar.

(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni. 

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme