Sport

Kosova pret medalje nga Evropiani në shtetin fqinj

Një ekip i madh i përbërë nga gjashtë xhudistë do ta përfaqësojë Kosovën në kampionatin evropian për garuesit deri 23 vjeç. Evropiani U-23 për vitin 2017 do të mbahet në Podgoricë të Malit të Zi. Garat nisin të premten (sot).

Kosovën në Evropianin U-23 e përfaqësojnë Akil Gjakova (73 kilogramë), Distria Krasniqi (52 kg), Flaka Loxha (57 kg), Leutrime Krasniqi (57 kg), Laura Fazliu (63 kg) dhe Loriana Kuka (70 kg), shkruan sot Koha Ditore.

Përzgjedhësi i Kosovës në xhudo, Driton Kuka, pret paraqitje të mirë të xhudistëve në Evropianin në Podgoricë. Në fakt, Evropiani U-23 për nga niveli është dukshëm prapa Evropianit për seniorë, por mbetet garë e vlerësuar për seniorët e rinj, përkatësisht xhudistët që janë në fillim të karrierës te të rriturit.

(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.