Xavi paralajmëron pensionimin nga futbolli

Xavi paralajmëron pensionimin nga futbolli

09 nëntor 2017 23:38

Legjenda e futbollit spanjoll, Xavi Hernandez do të largohet nga futbolli me të përfunduar stinori në Katar.

37-vjecari, ish-kapiten e Barcelonës, që luan nga viti 2015 në Katar te Al Sadd, tregoi qëllimin e tij për të varur këpucët.

“Kam pasur fatin të luaj gjatë dhe të mos pësoj lëndime të rënda, por mendoj se po shkon drejt fundit”, ka thënë Xavi, transmeton kp.

“E ndjej që po lodhem më shumë dhe e kam të vështirë të rikuperohem. Sigurisht që ky do të jetë sezoni im i fundit si futbollist. Synoj që vitin e ardhshëm të pajisem me licencën e trajnerit dhe të nis një karrierë të re”, ka theksuar ai.

Xavi pjesën më të madhe të karrierës ka luajtur me Barcelonën, duke zhvilluar 767 paraqitje dhe 85 gola.

Me Barcelonën ai ka fituar tetë tituj të La Ligas dhe katër herë Ligën e Kampionëve.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme