Sport

Lëndimet, “kokëçarje” për italianët para sfidës me Suedinë

Tashmë edhe zyrtarisht Giampiero Ventura nuk do të mund të llogaritë në shërbimet e katër futbollistëve për shkak të lëndimeve.

Bëhet fjalë për Simone Zazan, Stephan El Shaarawyn, Danilo D’Ambrosion dhe Leonardo Spinazzolan, të cilët kanë mbetur jashtë sfidës me Suedinë në “play-offin” për kualifikim në Botëror, transmeton Koha.net.

Ndeshja e parë zhvillohet të premten në Stockholm nga ora 20:45, kurse ndeshja e kthimit zhvillohet në Milano, të hënën.

Të ftuarit për këtë sfidë janë:

Portierët: 1 Gianluigi Buffon (Juventus), 12 Gianluigi Donnarumma (Milan), 22 Mattia Perin (Genoa).

Mbrojtësit: 13 Davide Astori (Fiorentina), 15 Andrea Barzagli (Juventus), 19 Leonardo Bonucci (Milan), 3 Giorgio Chiellini (Juventus), 4 Matteo Darmian (Manchester United), 2 Daniele Rugani (Juventus), 21 Davide Zappacosta (Chelsea).

Mesfushorët: 20 Federico Bernardeschi (Juventus), 6 Antonio Candreva (Inter), 16 Daniele De Rossi (Roma), 7 Alessandro Florenzi (Roma), 5 Roberto Gagliardini (Inter), 10 Lorenzo Insigne (Napoli), 14 Jorge Luiz Frello Jorginho (Napoli), 18 Marco Parolo (Lazio), 8 Marco Verratti (Paris Saint-Germain).

Sulmuesit: 9 Andrea Belotti (Torino), 17 Eder Citadin Martins (Inter), 23 Manolo Gabbiadini (Southampton), 11 Ciro Immobile (Lazio).