Sport

Kosova rastet, Izraeli golat

Descriptive Text

Kosova është mposhtur thellë 0 me 4 në shtëpi nga Izraeli në kualifikimet për Evropianin 2019 për U21.

Pavarësisht se pati më shumë se 10 raste të mira për gol, dyfish më shumë se izraelitët, Kosova nuk arriti të realizojë asnjëherë.

Për dallim nga kosovarët, Izraeli në pak raste shënoi katër herë përmes Nachmias (15’), Weissmanit (44’), Dasas (58’) dhe Hozez (93’).

Në tabelën e Grupit 5 Kosova mbetet në kuotën e gjashtë pikëve pas pesë ndeshjeve. Ajo është e katërta me katër pikë prapa liderit Irlandës, tri prapa Gjermanisë që është e dyta dhe një më pak se Izraeli që është i treti.