Ylli i Manchester Cityt, Kun Aguero ka konfirmuar se mund të rikthehet në Argjentinë te ish-klubi i tij Independiente kur t’i skadojë kontrata aktuale me klubin anglez.
Argjentinasi ishte bashkuar me Cityn më 2011, kurse kontrata aktuale i skadon më 2019, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjatë gjashtë viteve me Cityn, Aguero ishte një nga më vendimtarët te klubi anglez, ndërsa së fundmi është bërë golashënuesi më i mirë i Cityt duke kaluar Eric Brookin më 178 gola.
“Dëgjova se Milani dhe Reali më duan mua, nuk e di se ku e kam lexuar, por ideja gjithmonë ishte që të rikthehem tek Independiente kur kontrata ime me Cityn përfundon më 2019”, është shprehur Aguero, raporton Sky Sports.