FIFA prezanton topin e Botërorit “Rusia 2018”

FIFA prezanton topin e Botërorit “Rusia 2018”

09 nëntor 2017 20:04

FIFA ka prezantuar topin që do të përdoret gjatë Botërorit të vitit të ardhshëm që zhvillohet në Rusi, transmeton Koha.net.

Topi i këtij Botërori quhet “Adidas Telstar 18” ndërsa u prezantua nga Leo Messi, i cili thotë se e pëlqen shumë këtë top.

“Më pëlqen gjithçka: dizajnin e ri, ngjyrat, gjithçka”, është shprehur Messi.

“Telstar 18 zgjon kujtimet e paharrueshme të Botërorit 1970, dhe të legjendave si Pele, Gerd Muller, Giacinto Facchetti, Pedro Rocha dhe Bobby Moore – dhe do të ushqejë ëndrrat e atyre që do të luajnë për çmimin më të çmuar të futbollit”, thuhet në deklaratën e FIFA-s.

Përveç Messit në prezantimin zyrtar të topin morën pjesë edhe legjendat e futbollit, Zinedine Zidane, Xabi Alonso, Alessandro Del Piero, Kaka, e Podolski.

Prezantimin zyrtar të topit mund ta shikoni në videon më poshtë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme