Sport

Bonucci: Nuk e paramendoj Botërorin pa Italinë

Mbrojtësi i kombëtares italiane, Leonardo Bonucci është i bindur te kualifikimi i Italisë në Kampionatin Botëror.

Italia zhvillon dy ndeshjet vendimtare ndaj Suedisë, për të siguruar kualifikimin në Kampionatin Botëror të vitit të ardhshëm.

Sipas mbrojtësit, Leonardo Bonucci dështimi në dy ndeshjet e play-offit nuk është një opsion për të dhe bashkëlojtarët e tij dhe se sipas tij ‘Azzurrët’, do të jenë në mesin e 32 kombëtareve të kualifikuara në Botëror, transmeton KP.

“Play-offi ndaj Suedisë sjell dy ndeshje të vështira, pasi që përballë do të kemi një ekip të fortë, ashtu siç e kanë treguar edhe në fazën e grupeve, kur kanë mundur Holandën”, ka thënë Bonucci në një intervistë për faqen zyrtare të FIFA-s.

“Do të jetë shumë e vështirë. Por ne jemi Italia dhe mundësia që ne mos të luajmë në Kupën e Botës nuk është opsion për këtë skuadër”, thotë ai.

Italia ka përfunduar e dyta në grup pas Spanjës në kualifikime dhe ndeshjen e parë zhvillon nesër në Stokholm, kurse atë të kthimit të hënën në San Siro.