Ish-reprezentuesi suedez ka folur për dy sfidat mes Italisë dhe Suedisë.
Zlatan Ibrahimoviq tashmë i pensionuar nga kombëtarja skandinave pas Euro 2016 është optimist mbi shanset që ka Suedia e tij për të eliminuar Italinë në Play-off dhe për të siguruar një biletë në Botërorin e vitit tjetër.
Suedia po e ndjen mungesën e një lojtari si Zlatan, por ai është i bindur se kombëtarja e tij mund t’ia dalë të kualifikohet tutje.
“Do të jenë dy ndeshje shumë të bukura, jo të lehta dhe të komplikuara për të dyja skuadrat”, ka thënë Ibra.
“Suedia do të bëjë gjithçka për t’u kualifikuar por të njëjtën gjë do të bëjë edhe Italia”.
“Ata nuk duhet të mendojnë se do ta kenë të lehtë ndaj suedezëve dhe këtë më së miri do ta tregojë fusha”, ka theksuar ai.
Zlatan, gjithashtu e ka vlerësuar Marco Verrattin, që sipas tij është futbollisti më i mirë që ka Italia.
-
9 nëntor 2017 15:50
-
Shpërndaje në: