Messi: Nuk e dija që Neymar do të largohej

Messi: Nuk e dija që Neymar do të largohej

09 nëntor 2017 13:20

Neymar është transferuar gjatë verës nga Barcelona tek Paris Saint-Germain.

Lionel Messi ka treguar se nuk e ka ditur për largimin e Neymar nga Barcelona deri në minutat e fundit, kur transferimi i tij te PSG është konfirmuar nga të dyja klubet.

Ylli argjentinas thekson se Neymar ka qenë në mëdyshje nëse do të pranonte të shkonte në Paris apo jo.

Ndryshe nga Messi, Gerard Pique dhe Xavi kanë deklaruar më herët se ata e kanë ditur që Neymar do të shkonte te PSG.

“Sinqerisht nuk e kam ditur”, ka thënë Messi për ESPN, kur është pyetur nëse e dinte për largimin e brazilianit.

“Deri në ditën e fundit të turneut tonë në SHBA, kemi biseduar me njëri tjetrin por nuk kemi ditur asgjë. Ai na pati thënë që ende nuk e kishte të qartë se çfarë do të bënte”.

“Të tjerët kanë thënë që e dinin. Por unë mund ta konfirmoj që deri në momentin e fundit ne ishim duke folur me të dhe nuk kishte asgjë konkrete”, ka deklaruar argjentinasi.

Neymar është bërë futbollisti më i shtrenjtë në histori të futbollit, pasi që për të PSG ka paguar 222 milionë euro.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme