Sport

Yjtë që po mbahen me zor nga klubet angleze

Para fillimit të këtij edicioni, disa klube refuzuan oferta të majme për të mbajtur lojtarët si Philipe Coutinho, Alexis Sanchez e Virgil van Dijk. Këta lojtarë u mbajtën nëpër klubet e tyre me çdo kusht, pavarësisht deklaratave nëpër mediume dhe kërkesave që i kishin bërë klubit për t'ua mundësuar transferimin në një ekip tjetër që i kërkonte me ngulm.

Disa prej këtyre futbollistëve, që janë ndër kryesorët në Premier League, nuk janë pajtuar në asnjë mënyrë me vendimet e klubeve për të mos i liruar, derisa të tjerët kanë vazhduar të luajnë me bindjen se do të largohen nga klubi gjatë afatit kalimtar të janarit apo në fund të këtij edicioni, shkruan sot Koha Ditore.

Më poshtë janë emrat e futbollistëve të kampionatit anglez që kanë pasur oferta të majme nga klubet e tjera, por që nuk kanë mundur të transferohen, pasi nuk janë lejuar nga klubet aktuale. Klubet në Angli kanë më së paku nevojë për para. Për to, që përfitojnë shumë nga të drejtat televizive, e rëndësishme është të kenë lojtarë të mirë.

(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.