Kroacia synon të ruajë bilancin perfekt në barazh

Kroacia synon të ruajë bilancin perfekt në barazh

09 nëntor 2017 11:31

Duke e vlerësuar Greqinë si kundërshtaren më të vështirë që ka mundur ta nxjerrë për ndeshjet e barazhit, Kroacia beson se mund të mbajë bilancin perfekt sa u përket raundeve të fundit eliminatore për turnetë e mëdhenj. Përfaqësuesja e Kroacisë në të shkuarën i ka fituar të gjitha katër barazhet që ka marrë pjesë për të siguruar pjesëmarrjen qoftë në botëror apo evropian.

Kësaj here Kroacia luan në barazh për një biletë në botërorin "Rusia 2018". Përballja e së enjtes (sotme) kundër Greqisë në Zagreb vjen pas një viti të turbullt, në të cilin Kroacia e humbi betejën për pozitën e parë në Grupin I ndaj Islandës dhe në fund edhe seleksionuesin Ante Çaçiq, që u shkarkua në prag të ndeshjes së fundit, atë kundër Ukrainës, shkruan sot Koha Ditore.

Zëvendësuesi i Çaçiqit, Zlatko Daliq, që i siguroi Kroacisë barazhin, beson se ekipi i tij do ta tejkalojë Greqinë me gjithë telashet me lëndime. Në kualifikim beson edhe mesfushori i Interit, Ivan Perishiq.

(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni. 

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme