Sport

Përfaqësuesja kthehet në shtëpi pas dy vjetësh

Atë që nuk arritën t'ua dhuronin tifozëve për besnikëri gjatë gjithë ciklit eliminator për Botërorin 2018 - fitoren - futbollistët e Përfaqësueses së Kosovës synojnë t'ua japin në miqësoren që do ta luajnë më 13 nëntor në Mitrovicë ndaj Letonisë.

Të mërkurën, në ditën kur ka shpallur listën për këtë ndeshje, trajneri Muharrem Sahiti ka thënë se pret fitoren e ekipit, shkruan sot Koha Ditore.

Sahiti për shumë kohë ishte zëvendëstrajner, por pas largimit të Albert Bunjakit para një muaji, ai u bë trajner i përkohshëm.

Ai ka ftuar 20 futbollistë për këtë ndeshje, përfshirë tre të kampionatit të Kosovës, si asnjëherë më parë.

"Duhet t'ua shpërblejmë me fitore mundin shikuesve të Kosovës, të cilët na kanë përkrahur edhe në ndeshjet në Shkodër në momente të vështira", ka thënë Sahiti.

Sahiti do të ketë edhe ndihmën e Genc Hoxhës, ndihmëstrajnerit tjetër të Përfaqësueses. Të dy ishin dëshmitarë të një fushatë të dobët të Kosovës, ku në 10 ndeshje eliminatore pësoi nëntë herë dhe barazoi një herë.

(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.