Suarezi ende “vajton” largimin e Neymarit, “e dhimbshme largimi i tij”

Suarezi ende “vajton” largimin e Neymarit, “e dhimbshme largimi i tij”

08 nëntor 2017 23:08

Luis Suarez ka thënë se ai dhe Lionel Messi ende janë të lënduar nga largimi i Neymarit, ndërsa tregon se tentuan që ta bindin atë që të qëndrojë te Barcelona.

Neymari u transferua te PSG-ja në afatin kalimtar të verës për një shumë rekorde, duke lënë një hapësirë të madhe te Barcelona, njëherësh duke prishur tandemin “MSN”, transmeton Koha.net.

“Na mungon Neymari shumë në fushë, por më shumë jashtë saj, sepse ishte i veçantë. Jemi argëtuar shumë. Ai transmeton lumturi dhe kënaqësi gjatë gjithë kohës. Ishte i rëndësishëm për ne”, është shprehur Suarez për Sport.

Suarez më tutje ka treguar se kishin tentuar që ta bindin që të mos largohej.

“Ai tani po luan për një ekip tjetër, por nuk jam kundër tij, përkundrazi. Kam tentuar ta bind që të qëndrojë sepse mendoj se ky është vendi më i mirë për të, por ai duhej të merrte një vendim. Messi dhe unë tentuam që të bënim çfarë do të përfitonte klubin. Por, asnjëherë nuk i kemi thënë ‘mos shko se s’do të jesh i lumtur’. I kemi thënë se nuk duam që ai të largohet, por që ishte i lirë të vendoste se çfarë donte. Për shkak të miqësisë që kishim, ishte e dhimbshme largimi i tij”, është shprehur Suarez.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme