Sport

Messi nuk e dëshiron përballjen me Spanjën në Botëror

Kapiteni i Argjentinës, Lionel Messi shpreson që kombëtarja e tij të mos përballet me Spanjën në turin e parë të Kampionatit Botëror “Rusia 2018”.

Sipas tij, Spanja, Brazili, Gjermania dhe Franca janë mes favoritëve kryesorë dhe rivalë të Argjentinës për ta fituar kampionatin, transmeton KP.

“Kandidatët? Spanja, Brazili, Gjermania, Franca. Mendoj se për momentin këto janë seleksionet që më kanë bërë më shumë përshtypje, pasi kanë shumë kualitete. Preferoj të shmang Spanjën në Botëror për shkak të mënyrës si luan”, deklaroi Messi për “TyC Sports” argjentinasi në Moskë, ku seleksioni i tij do të ndeshet me Rusinë të shtunën në një ndeshje miqësore.